11 Maj 2024

NASA lëshon teleskopin që do të vëzhgojë gjithçka në univers

Florida, 14 qershor - NASA lëshoi me sukses teleskopin e saj me rreze X, i cili mund të vëzhgojë universin me një analizim të dhënash kaq të përparua saqë ia kalon dhe fantazisë së njeriut.

Pamjet e lëshimit të teleskopi u transmetuan drejtpërdrejtë nga kanali televizivë i agjencisë hapësinore amerikane.

Një raketë Pegasus XL, e shoqërisë amerikane Orbital Science Corporation, e cila transporton teleskopin NuStar, u shkëput gjatë udhëtimit nga kapsula qendrore në orën 17:58 në një lartësi prej 11.900 metrash nga një anije tre motorësh e modelit Lockheed L-1011, që sapo ishte ulur në një korridor të Kouazalein Atoll në Ishujt Marshall në Paqësor.

Teleskopi NuStar u vendos në orbitë rreth tokës në meridianin e saj, në lartësinë prej 600 kilometrash mbi sipërfaqen planetit tonë.
Teleskopi NuStar, do të fillojë menjëherë të shpalos panelet e tij diellore dhe do të transmetojë pak më pas pasi të jenë dërguar sinjalet e para me anë të satelitit të NASA për në bazën e saj.

“Një javë pas lëshimit dhe vendosjes në orbitë, ekipi i vëzhgimit që e ndjek dhe është përgjegjës për NuStar, do të avancojë një sërë provash për të vërtetua se çdo gjë shkon mirë dhe se çdo sistem i saj është në rregull”, deklaroi zëdhënësi i NASA.

Në vazhdim përgjegjësit e misionit do ti dërgojnë urdhër NuStar-it, për të shpalosur një lloj antene me gjatësi 10 metrash, e cila do ti lejojë teleskopit të mbledh rrezatimet e dritës X që të përshkruaj imazhe.

Në kundërshtim me teleskopët që funksionojnë me dritën e zhveshur, teleskopët me rreze X, kërkojë distancë të madh ndërmjet pasqyrave dhe detektorët e tyre për të grumbulluar dritën. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)