18 Maj 2024

Mozilla ka nxjerrë Firefox 14.0.1

New York, 19 korrik - Mozilla ka nxjerrë Firefox 14.0.1, versionin më të fundit të shfletuesit të famshëm për përdoruesit e Windows dhe Mac. Ky version pason atë të muajit të kaluar Firefox 14 për Android dhe Firefox 13.

Disa prej ndryshimeve më të rëndësishme përfshijnë një API të re e cila u lejon përdoruesve të ndalojnë kompjuterin e tyre për të kaluar në modulin Standby (praktike për video online), si dhe një azhurnim identiteti dhe përkrahje full screen për Max OS X 10.7 (Lion).

Ndryshimi më i dukshëm është një azhurnim në brezin e saj, e cila tani i plotëson vetë URL-të e vendosura.

Mozilla gjithashtu ka vendosur HTTPS për kërkimet në Google. HTTPS do të fshehë kërkimet tuaja përmes SSL-ve të koduara, veti kjo që ju mbron nga individët në LAN apo ISP-të që mund të monitorojnë kërkimet tuaja.

Firefox 14 ka shtuar një karakteristikë të re të quajtur Click To Play. Kjo gjë kërkon autorizimin tuaj për një plug- in që të hyjë në funksion.

Për ata që kanë një version të fundit të shfletuesit, azhurnimi do të kryhet automatikisht. Por, gjithsesi mund ta shkarkoni dhe instaloni edhe manualisht.

 .

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)