07 Maj 2024

Motorola prezanton Atrix 2

Illinois, 22 tetor - Modeli më i ri i Motorola-s, telefoni i mençur mobil Motorola Atrix 2 tashmë mund të blihet përmes operatorit mobil amerikan AT&T dhe kushton 99.99 dollarë përkrah një kontrate dy-vjeçare me operatorin.

Motorola Atrix 2 posedon ekran të ndjeshëm në prekje me 4.3 inç, në teknologjinë qHD multi-touch, me rezolucion prej 540 x 960 pikselëve.

Motorola Atrix 2 posedon edhe procesorin e fuqishëm me dy bërthama dhe me takt pune 1GHz, 8GB memorie të brendshme, si dhe portin për mikro SD kartelë e cila mund të rrit memorien e telefonit deri në 32GB.

Specifikat tjera të këtij modeli përfshijnë edhe kamerën me 8 mega-piksel, e cila mund të incizojë video në 1080p, ndërsa Motorola Atrix 2 është i pajisur me Android 2.3 Gingerbread.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)