09 Maj 2024

Motorola më pak shitje në 2011

Detroid, 28 janar - Motorola në raportin e saj të fundit financiar për tremujorin e fundit të 2011, raporton për numrin e pajisjeve të shitura gjatë kësaj periudhe të vitit.

Për tre muajt e fundit të vitit, Motorola ka shitur jo më shumë se 200 mijë tabletë, në krahasim me rivalin Apple i cili ka shitur 15.43 milionë iPad gjatë periudhës së njëjtë.

Kompania gjithashtu ka thënë se gjatë gjithë vitit 2011, ka arritur të shesë 1 milion tabletë, një shifër kjo jo e pritur nga Motorola, me siguri.

Por në njësinë e telefonave celularë, Motorola ka punuar më mirë, pasi që për tremujorin e fundit të 2011, ka shitur mbi 10.5 milionë telefona celularë, nga 42.4 milionë telefona të shitur gjatë vitit.

Nga përqindja e plotë e telefonave të shitur, 5.3 për qind e tyre ishin telefona të mençur Motorola.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)