11 Maj 2024

Microsoft zëvendëson Hotmailin me Newmail

New York, 14 qershor - Paralelisht me prezantimin e sistemit të ri operativ Windows 8, Microsoft do të ridizajnojë dhe riorganizojë në tërësi edhe një pjesë të mirë të zgjidhjeve dhe shërbimeve të tjera softuerike, dhe nëse mund t’iu besohet informatave që rrodhën në Internet, Hotmaili është një prej serviseve të tilla. Hotmail do të përjetojë një ridizajnim të plotë dhe do të ketë edhe emër të ri – Newmail.

Newmail i Microsoftit do të integrohet në tërësi në rrethinën Metro në Windows 8 dhe do të sjellë mënyrë “të shpejtë, fluide dhe intuitive” të shfrytëzimit të postës elektronike, të paktën kështu pohojnë në Microsoft. Shfrytëzuesit që duan munden edhe më tutje ta shfrytëzojnë Hotmailin ekzistues, por ata që duan ndryshime do të mund të kalojnë menjëherë në Newmail.

Nuk dihet akoma nëse pas një periudhe të caktuar shfrytëzimi i Newmailit në vend të Hotmailit do të jetë i obligueshëm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)