29 Maj 2023

Microsoft regjistron rritje të fitimit neto dhe të ardhurave

New York, 26 janar - Gjiganti i teknologjisë dhe softuerëve Microsoft njoftoi për rritjen e fitimit neto dhe të ardhurave të kompanisë në periudhën tetor-dhjetor të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të fundit, fitimi neto i kompanisë është rritur me 21 për qind në periudhën tetor-dhjetor të vitit të kaluar krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke arritur në 18.8 miliardë dollarë.

Fitimi neto i kompanisë ishte 15.5 miliardë dollarë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Gjithashtu janë rritur dhe fitimet për aksion të kompanisë nga 2,03 dollarë në 2,48 dollarë gjatë periudhës në fjalë.

Gjatë të njëjtës periudhë, të ardhurat e Microsoft-it u rritën 20 për qind nga 43.1 miliardë dollarë në 51.7 miliardë dollarë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 maj 2023

- Deputetja e Parlamentit Evropian dhe Raportuesja e Përhershme për Kosovën Viola Von Cramon - Taubadel do të mbajë një konferencë për shtyp. (Shtëpia e Evropës në Prishtinë përballë Zyrës së BE-së, ora 11:30)
 
- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 13:30)

- Koncerti i radhës, bashkëpunim i Chopin PianoFEST Prishtina me Filharmonine e Kosovës, sjell në skenë 2 artistë të shquar  nga Mbreteria e Bashkuar Peter Donohoe, doajenin e pianos dhe dirigjentin Robert Guy, për të performuar së bashku me Filharmoninë e Kosovës Koncertin nr.3 të S. Rachmaninof, me rastin e 150 vjetorit të këtij kompozitori gjenial të epokës së romantizmit. (KlanArena, ora 20:00)