Microsoft paralajmëron për një të metë në Internet Explorer

New York, 28 prill - Microsoft ka paralajmëruar konsumatorët se është shfaqur një dobësi në shfletuesin e saj, Internet Explorer, që mund tiu lë hakerëve qasje të lehtë.
E meta afekton Internet Explorer ( IE ) nga versionet 6 deri në 11, teksa Microsoft tha se ishte në dijeni për këtë.
Sipas NetMarket Share , versionet e IE përbëjnë më shumë se 50 për qind të tregut të shfletuesit në botë.
Microsoft thotë se po heton këtë të metë dhe se do të ndërmarrë hapat e duhura për ta parandaluar.
Në qoftë se përdoruesi i tanishëm është i lidhur me të gjitha të drejtat e përdoruesit administrativ, një sulmues potencial me sukses mund të shfrytëzojë këtë dobësi dhe kësisoj të mund të marrë kontrollin e plotë të një sistemi të prekur.