18 Maj 2024

Micron rrit praninë në treg

New York, 11 korrik - Microni me blerjen e fundit do të mund të bëhet prodhuesi i dytë në botë i çipave memorikë DRAM.

Analizat e kompanisë IHS iSuppli tregojnë që Micron me blerjen e kompanisë Elpida dhe Rexchip Semiconductor do të përmirësojë dukshëm pozitën dhe hisen e vet në treg në mesin e prodhuesve më të mëdhenj botërorë të çipave memorikë.

Në çerekun e parë të këtij viti Micron ishte në pozitën e katërt në listën e prodhuesve të çipave DRAM me 759 milionë dollarë të hyra dhe 12,2 për qind të hises së tregut – në pozitën e parë ishte Samsung, ndërsa pasonin Hynix dhe Elpida.

Me blerjen e kompanive Elpida dhe Rexchip, Micron kalon në pozitën e dytë me të hyra të pritura për çerek prej 1,5 miliardë dollarësh dhe hise dyfish më të madhe të tregut, i cili, sipas po këtyre analizave, do të duhej të ishte 24,8 për qind.

Samsungu është i pari edhe në renditjen e re (2,5 miliardë dollarë të hyra për çerek, 40,8 për qind të hises së tregut), ndërsa pas Micronit vijnë Hynix, Nanya, Winbond dhe prodhues të tjerë.

Përveç rritjes së hises së tregut, Microni përmes blerjes së Elpidës fiton qasje edhe në pronën intelektuale dhe teknologjitë e kësaj kompanie, që me siguri që do t’i shfrytëzojë për zhvillimin e prodhimeve të reja dhe inovative.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)