04 Maj 2024

Mënyra e re e Facebook-it për përfitim

SHBA, 19 prill - Profili, statusi, mesazhet përfshijnë një numër të madh informacionesh të dhëna vullnetarisht. Faqja e medias sociale, Facebook, po i përdor këto informacione për të ndihmuar reklamuesit të gjejnë përdoruesin që ata kërkojnë.

Julee Morrison një nga personat që ka raportuar për këtë problem ka qënë e obsesionuar me Bon Jovin, që kur ka qënë adoleshente Prandaj kur dolën reklamat për faqe interneti mbi të, 41 vjeçarja ishte e pushtuar nga gëzimi.

Ajo e përshkroi veten si një person të fiksuar pas videove dhe fotove të këngëtarëve rock të New Jersey. Pastaj u zhgënjye kur vuri re se çdo herë që hynte në profilin e saj të facebook reklamat mbi Bon Jovin shfaqeshin.

"Facebook po lexon profilin tim, interesat e mia, faqet dhe njerëzit që unë i kam ′miq′, dhe më ka vënë në shënjestër" tha Morrison. "Është media sociale brilante, por është paksa e frikshme".

Facebook ka më shumë se 600 milion përdorues. Përdoruesi mesatar harxhon 7 orë në muaj duke postuar foto, folur me miqtë, duke treguar për linke të reja, dhe duke dërguar urime për ditëlindje.

Tani kompania po përpiqet të ketë fitime nëpërmjet kontrollit të informacioneve të përdoruesve duke ndihmuar reklamuesit të gjejnë pikërisht personat të cilët duan të arrijnë.

Facebook e di, nuk ka nevojë të hamendësojë, sepse përdoruesit i japin informacionet falas dhe në mënyrë të vazhdueshme në profile, në postime tek "wall", mesazhet dhe "pëlqimet".

Për shembull, femra të cilat kanë në statusin e tyre në Facebook "e fejuar", nuk duhet të surprizohen nëse shohin reklama nga agjensi dasmash në zonën e tyre. Meshkujt me moshë mesatare që listojnë motorrat si një hobi, mund të shohin reklama të motorrëve fitimtarë kur hyjnë në Facebook.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)