27 Mars 2023

Matematika për fëmijë, tani në AppStore dhe PlayStore

Prishtinë, 19 prill - Me këtë aplikacion, fëmijët tuaj lehtësisht mund të mësojnë matematikën bazike duke përfshirë Mbledhjen, Zbritjen, Shumëzimin dhe Pjestimin, në mbi 9 nivele të ndryshme duke përfshi mbi 600 ushtime si dhe një test që do t’ju sigurojë suksesin në këtë cikël mësimi.

Aplikacioni "Matematika për fëmijë" vjen me një dizajn të pastër e të thjeshtë dhe ka një experiencë të përshtatshme, përmes te cilës fëmijët tuaj do ta kuptojnë idenë dhe logjikën e përdorimit, pa patur nevojë të kalojnë nëpër procedura të ndërlikuara.

Grafika e kualitetit të lartë, animacionet e bukura dhe mënyra interaktive e mësimit të numrave dhe operacioneve matematikore për fëmijë përmes shkrimit të numrave me dorë, janë disa nga arsyet që e bëjnë "Matematika për fëmijë" aplikacionin numër 1, kur mundoheni të gjeni një aplikacion edukativ për fëmijët tuaj.

Ky aplikacion mund të jetë mësuesi më i mirë i mbledhjes, zbritjes, shumëzimit dhe pjestimit për fëmijët tuaj, sepse:

Një: Mësimi me efiçencë maksimale dhe produktivitet i operacioneve matematike sepse ka 9 nivele të ndryshme dhe një test në fund. Fëmijët tuaj gjithmonë mund të kthehen dhe të ri-shikojnë mësimet dhe kur të jenë gati, të testohen.

Dy: Brenda aplikacionit, ju si prind, mund ti ndihmoni fëmijët tuaj të mësojnë matematikën në formë interaktive, ku ju mund të vendosni njërin komponent/numër dhe fëmija juaj ta gjejë rezultatin.

Tre: Në vend se të vendosen numrat në mënyrë digjitale, fëmijët tuaj përmes shkrimit të tyre me dorë, aplikacioni mëson edhe shkrimin e numrave.

Karakteristikat e këtij aplikacioni janë në dispozicion pa pagesë për 3 ditë, ku mund të provohet aplikacioni dhe te eksplorohet, para se ju ta paguani abonimimin tuaj.

Karakteristikat e aplikacionit:

- Dizajn i pastër dhe i thjeshtë me një eksperience intuitive të përdorimit
- Kualitet i lartë i grafikës dhe animacionit
- Lehtësisht mesohet mbledhja, zbritja, shumëzimi dhe pjestimi
- Mënyra interaktive e mësimit prind-fëmijë
- I përshtatshëm për fëmijët e nivelit parashkollor dhe të shkollës fillore
- 3 ditë provim pa pagesë

Shkarkoni aplikacionin Matematika për fëmijë në paisjen tuaj:
AppStore: https://apps.apple.com/al/app/math-board-learning-math/id1508338077
PlayStore: https://play.google.com/store/apps/details?id=education.trigonom.math

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 mars 2023

- Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë lapidarit të "Betejës së Semetishtit". (Semetisht, ora 10:00)

 - Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë pllakës Përkujtimore në Peqan. (Peqan, ora 10:30)

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me Ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 11:00)  

- Në kuadër të edicionit të 13-të, Java e Frankofonisë përurohet hapësira Franceze 'Metro Station Quatre - Septempre'. (Universiteti Ukshin Hoti në Prizren, ora 11:00)

- Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Suharekë. (Suharekë, ora 11:00)

- Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj promovohet libri me titull "Simbol Çlirimtari" kushtuar Heroit të Kombit Milazim Kiqina. (Shtëpia e Fellbahut në Suharekë, ora 12:00)

- Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti mban konferencë për media. (Ndërtesa e BQK-së, ora 15:00)