11 Maj 2024

Login Systems Kosova, distubutor zyrtar për HP

Prishtinë, 21 qershor - Sot, importuesi rajonal dhe distributor i produkteve dhe zgjidhjeve të TIK, Login Systems, njoftoi se ka nënshkruar marrëveshje për bashkpunim biznesi dhe distribuimi në Kosovë.

Duke filluar nga ky muaj, Login systems Kosova, krahas grupit të produkteve që ka ofruar deri më tani HP ISSN që përfshijnë serverët, storage dhe networking, mund të ofroj për Rishitësit e tij në Kosovë edhe HP PSG. HP Personal Systems Group (PSG), segment i Hewlet-Packard, ofron kompjuterë desktop dhe notebook personal, workstations dhe aksesorë.

HP është kompani me 70 vjet eksperiencë në industrinë e TIK. Ajo ofron produkte, teknologji, software, zgjidhje dhe shërbime për konsumatorët, bizneset e vogla dhe të mesme (BVM-të) dhe ndërmarrjet e mëdha, duke përfshirë edhe knosumatorët në sektorët e qeverisë, shëndetësisë dhe arsimit. HP është kompani që operon në më shumë se 170 vende të botës.

Gama e plotë e produkteve që Login Systems Kosova do të distribuojë tek Rishitësit e saj përfshinë:

·    Laptopë. Laptopë dhe Notebook me karakteristika të avancuara për biznese

·    Kompjuterë desktop. HP ofron përzgjedhje të gjerë të kompjuterëve desktop që i përshtaten nevojave të çdo klienti, pa marrë parasysh nëse është përdorues shtëpiak, biznes apo për zbavitje.

·    Monitorë. Shumëllojshmëri e tërë e ekranëve personal, shtëpiak, të bisnesit apo profesional

·    Serverë. HP ofron një gamë të gjerë të zgjidhjeve për serverë të cilët përmbushin nevojat tuaja më të veçanta.

·    Komponentë. HP  ofron komponente të ndryshme kompjuterike si disqet e memorjes dhe aksesorë.

·    Sistemet storage. HP ofron shumëllojjshmëri të gjerë produkteve për ruajtjen e të dhënave dhe magazinimin e serverëve, zgjdhjet dhe shërbimet për përdoruesit shtëpiakë, bizneset dhe kompanitë e mëdha
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)