28 Prill 2024

Lockheed Martin shpalos teknologjinë më të fundit

New York, 7 nëntor - Roboti i quajtur Sprokit, ishte prezantuesi kryesor i panairit i cili argëtonte vizitorët dhe u jepte informacione.

Ndërsa në këtë sferë, një njeri i pajisur me kufje dhe ekran mund të lëvizë në një Afganistan virtual.

Pol Mondej, inxhiner i firmës Lockheed Martin, merret me prodhimin e sistemeve të tilla.

“Me kthimin e kokës ndryshon edhe pamja. Ndjehesh sikur të ishe vërtet në Afganistan.”

Inxhinieri thotë se ushtria mund ta përdorë këtë novacion për testime mjekësore: për të identifikuar probleme fizike para se një ushtar të dislokohet në një terren të ashpër.

26 vjeçarit Kris Spensi, i rritur me lojra elektronike, këto sisteme i japin kënaqësi.

“Padyshim, që është për punë por sisteme të tilla janë zbavitëse.”

Demostruesi i sistemeve të firmës Lockheed Martin thotë se ky program mund të përshtatet për trajnime të ndryshme.

“Ekrani tregon një automjet tokësor, por aftësitë e programit na lejojnë të shkojmë kudo, të trajnojmë në disa fusha.”

Këto sisteme të realitetit virtual shkojnë përtej trajnimit, thotë zonja Paskal Rondo e firmës Lockheed Martin.

“Modeli prapa meje është një avatar në botën virtuale. Detyra e tij është të kontrollojë remontin e një mjeti ajror.”

Ajo thotë se sistemi i ndihmon inxhinierët të gjejnë defektet para se të ndërtohet mjeti ajror.

“Po reduktojmë koston e përgjithëshme të produktit duke e ndërtuar siç duhet qysh në fillim, para se të presim ndonjë metal.”

Por jo gjithçka në panair ishte virtuale. Kjo veshje skeleti, e quajtur HULC, mundëson mbajtjen në kurriz të më shumë se 100 kilogramëve pa problem.

Ish astronauti Rik Hiib, zëvendës president i Lockheed Martin, spjegon funksionimin.

“Ka motor, bateri dhe sistem hidraulik që ndjen lëvizjet, i parashikon dhe jep ndihmën e vet.”

Planet ambicioze të NASË-s për dekadat e ardhëshme, përfshijnë përdorimin e raketave të mëdha për të dërguar njerëz në asteroidë, të simuluar këtu nga kabina e këtij mjeti ajror.

Por Rik Hiib thotë se NASA ka nevojë edhe për teknologji të tjera, dhe adaptimin e teknologjive të përdorura nga ushtria apo sektori privat .

“Ndërsa shikojmë drejt së ardhmes, po parashikojmë aktivitete të vogla të teknologjive të larta dhe po përqendrohemi në gjetjen e përdorimeve të reja për të plotësuar më shpejt synimet e NASË-s dhe me kosto më të vogël në të ardhmen.”

Zoti Hiib thotë se realiteti i tkurrjes së buxhetit federal e bën edhe më urgjente uljen e kostos.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)