13 Maj 2024

LG Optimus L7 P700 nis shitja në Evropë

Seul, 7 maj - LG edhe zyrtarisht ka njoftuar se modeli i saj i ri i telefonit në Android, Optimus L7 P700 do të jetë në dispozicion për shitje në kontinentin e Evropës dhe Azisë.

L7 do të kushtojë rreth 300 euro, i zhbllokuar dhe pa ndonjë kontratë me operatorët mobil të vendeve të caktuara.

Optimus L7 është pjesë e linjës L të telefonave të prodhuesit të njohur LG, dhe i njëjti mbështetet nga versioni i ri i Android, Android 4.0 Ice Cream Sandwich.

Specifikat tjera të këtij modeli përfshijnë edhe ekranin e ndjeshëm në prekje me 4.3 inç WVGA IPS, rrjetet HSDPA, NFC, GPS, Wi-Fi b/g/n, DLNA, kamerën e pasme me 5MP, procesorin me 1GHz, 512MB RAM, 4GB memorie të brendshme, si dhe mbështetje për mikro SD kartelë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)