26 Mars 2023

Lansohet aplikacioni mobil për monitorimin e cilësisë së ajrit në Kosovë

Prishtinë, 18 mars - Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë së bashku me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor do të organizojë një konferencë të përbashkët për shtyp ku të dy institucionet do të shpallin lansimin e aplikacionit mobil për monitorimin e cilësisë së ajrit në shtatë rajonet kryesore të Kosovës.

Aplikacioni për Android dhe IOS, i krijuar  me përkrahjen e Komisionit Evropian, do të ofrojë informata mbi cilësinë e ajrit nga  stacionet monitoruese që ka IHMK-MMPH, si dhe mbi pasojat e ndotjes së ajrit në shëndet.

Ky është hapi i fundit në përfundimin e projektit me vlerë mbi dy milionë euro me të cilin BE-ja ka furnizuar dhe instaluar pesë stacione të monitorimit të cilësisë së ajrit në Kosovë, ka zhvilluar softuerin për grumbullimin dhe bartjen e të dhënave për cilësinë e ajrit dhe në fund ka zhvilluar aplikacionin për internet dhe mobil për publikun për të pasur qasje në këto të dhëna. 

Kjo është hera e parë që qytetarët e Kosovës kanë mundësi të marrin informacion në kohë reale për pesë ndotësit kryesorë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 mars 2023

- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bën homazhe në Krushë të Madhe dhe në Krushë të Vogël. (Krushë e Madhe, ora 8:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani bën homazhe në Kompleksin Memorial të dëshmorëve dhe të martirëve në fshatin Krushë e Madhe. (Krushë e Madhe, ora 11:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban konferencë për media. (Holli i Kuvendit të Republikës së Kosovës, ora 12:00)