19 Maj 2024

Kontesti për iPad i kushton Apple-it 60 milion USD dollar

New York, 2 korrik - Një gjykatë kineze tha se gjiganti i teknologjisë Apple ka rënë dakord t’ia paguajë një kompanie kineze 60 milionë dollarë për të zgjidhur një mosmarrëveshje mbi pronësinë e emrit iPad.

Apple thotë se bleu të drejtat globale për emrin iPad nga “Shenzhen Provieë Technology” në vitin 2009, por autoritetet kineze thonë se të drejtat në Kinë nuk janë transferuar asnjëherë.

Autoritetet e drrjtësisë thanë përmes një deklarate se paratë tashmë janë paguar.

Kina është tregu i dytë më i madh i kompanisë Apple, pas Shteteve të Bashkuara, dhe zgjidhja largon një pengesë potenciale në shitjet e tabletës popullore në tregun kryesor kinez. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)