02 Maj 2024

Kinë, mbi 500 milion përdorues të internetit

Pekin, 16 janar - Sipas China Internet Network Information Center (CNNIC) deri në fund të 2011 në Kinë numëroheshin 513 milion përdorues të internetit duke prezantuar 38.3% penetrim të internetit në total.

Afërsisht gjysma e kinezëve që përdorin internetin janë anëtar të rrjetit social “Weibo”. Po sipas CNNIC në fund të dhjetorit të vitit të kaluar, Weibo kishte 249.9 milion përdorues.

Ky rrjet është një version i mikroblogut më të përdorur në botë Twitter pasi ky i fundit nuk lejohet në Kinë.

Firmat Sina Corp dhe Tencent Holdings të cilat drejtojnë Weibo thonë se kanë më shumë se 200 milion përdorues.

Kina kohët e fundit ka miratuar një ligj që ndalon përdorimin e rrjeteve sociale me emër të rremë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)