18 Maj 2024

Kina, vendi më i madh për përdorimin e smartphoneve

Washington, 12 korrik - Një nga gazetat më të mirënjohura në SHBA Washington Post shkruan se sipas të dhënave të publikuara nga Kompania e Investimeve Needham, Kina është renditur e para për përdorimin e telefonave të mençur, duke ia kaluar SHBA-së.

Sipas të dhënave, vëllimi i shitjes së telefonave të mençur në tremujorin e parë të këtij viti në Kinë u rrit 164%, duke arritur në 33.1 milionë njësi. Ndërsa, në SHBA u shitën vetëm 25 milionë njësi.

Ministria e Industrisë dhe e Teknologjisë së Informacionit e Kinës publikoi të dhënat mbi vëllimin e prodhimit të telefonave të mençur në 6-mujorin e parë të këtij viti.

Gjithsej në Kinë gjatë kësaj periudhe janë prodhuar afro 94.8 milionë njësi, duke zënë 48% të prodhimit në mbarë tregun e telefonave celularë. Tendenca e përdorimit të telefonave të mençur në Kinë është shumë e fortë.

Përveç kësaj, numri i përdoruesve të lojërave në celular në Kinë arriti në 192 milionë këtë vit, një shifër shumë më e lartë se ajo e përdoruesve të lojërave në kompjuter, gjë që tregon se në Kinë përdorimi i telefonave të mençur është shumë popullor. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)