11 Maj 2024

Jep dorëheqje drejtori i Yahoo-s, gënjeu për diplomën

New York, 14 maj - Drejtori i Yahoo-s, Skot Tompson ka dhënë dorëheqje pasi që është zbuluar se ka gënjyer në lidhje me diplomën e kolegjit.

Ai pritet që të zëvendësohet përkohësisht nga shefi i operacioneve mediatike globale të Yahoo-s, Ros Levinson.

Kompania ka thënë se drejtori i bordit, Roi Bostok do të zëvendësohet nga Fred
Amoroso.

Yahoo nuk ka dhënë ndonjë arsye për ndryshimet, duke thënë thjesht se “Tompson ka lënë kompaninë”.

Kompania ka pranuar qysh në muajin janar, se drejtori i saj nuk ka diplomë në informatikë, siç e kishte shkruar në CV-në e tij.

Ndryshe, Yahoo në muajin e kaluar ka shpallur një plan për pushimin nga puna të 2 mijë punëtorëve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)