02 Maj 2025

Iraku urdhëron ndërprerjen e internetit

Bagdad, 16 qershor - Kompania që menaxhon një rrjet ndërkombëtar Interneti thotë se qeveria e Irakut urdhëroi dy ndërprerje të mëdha të internetit javën e kaluar.

Kompania menaxhuese e rrjetit Renesys thotë Ministria irakiane e Komunikacioneve urdhëroi ndërprerjet, njëra nga të cilat zgjati më shumë se tre orë.
 
Ndërprerjet përkonin me operacionet ushtarake të Irakut dhe u bënë për shkak të shqetësimeve se militantët islamikë përdornin internetin për të koordinuar sulmet e tyre.

Ndërprerjet e Internetit prekën provincat Ninava, Kirkuk, Salaheddin dhe Anbar.

Militantët e organizatës Shteti islamik i Irakut dhe Levanti, ose Isil, kontrollojnë Mosulin, qyteti i dytë më të madh të Irakut, dhe kanë përparuar deri në distancën 90 kilometra nga Bagdadi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)