08 Maj 2024

iPhone 5 me 4 tetor në treg

New York, 23 shtator - Sipas “All Things D.A”, në datë 4 tetor Apple do të nxjerrë iPhone 5, pak më vonë nga se pritej.

Apple do të mbajë një konferencë në datë 4 tetor për lëshimin e iPhone 5.

I njëjti burim konfirmon mungesën e Steve Jobs, në vend të tij do të debutoj Tim Cock, administratori i ri i Apple.

Besohet se në konferencë do të debutoj edhe një model i tjetër iPhone, një version “low-cost” i ngjashëm me iPhone 4.

Të pasionuarit e telefonit dhe faqet e specializuara janë mbushur me informacione, pak a shumw tw verifikueshme, mbi aparatin e ri.

Edhe pse nuk ka asgjë të konfirmuar zyrtarisht, iPhone 5 duhet të ketë një ekran më të madh, një trashësi më të vogël dhe pjesa e pasme do të jetë e harkuar dhe jo e sheshtë si ajo e iPhone 4.

Brenda, një procesor dual-core do të dyfishoj cilësinë e llogaritjes së tij, funksionin Nfc për pagesat elektronike dhe një foto-kamer prej 8 megapixel me një cilësi video Hd me 1080p.

Përvec publikimit të aparateve të reja, konferenca e tetorit do të jetë e rëndësishme edhe për debutimin në skenë të Tim Cook, i cili ka marrë në mënyrë të përkohshme vendin e Steve Jobs.

Vlera dhe imazhi i administratorit të ri duhet të jenë të barabartë me cilësinë e produkteve të kompanisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)