27 Prill 2024

iPhone 4S, probleme me baterinë

New York, 1 nëntor - Modeli i fundit i telefonit Apple iPhone 4S duket se ka dalë përtej parashikimeve. Bëhet fjalë për një zhgënjim të madh të atyre që kanë nxitur të kenë në dorë një telefon të tillë.

Shumë blerës të iPhone 4S ankohen për probleme të baterisë. Bateria e iPhone 4S nuk mban më shumë se 12 orë.

Deri tani Apple ka marrë 2 300 mesazhe ankesa dhe në 160 000 raste blerësit janë ankuar se bateria e tyre është vërtet e dobët.

“Telefoni im nuk mban më shumë se 14 orë bateri standby dhe 95 minuta përdorim. Duket sikur harxhon 1% të baterisë në 3-4 minuta”, ankohet një blerës.

Telefoni iPhone 4S doli në treg me 14 tetor dhe që atëherë janë shënuar me miliona blerës. Apple ende nuk ka reaguar për këto ankesa.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)