07 Maj 2024

iPad zotëron 80 për qind të tregut në Amerikë

Prishtinë, 13 tetor - Sipas statistikës nga Strategy Analytics, Apple me iPad mban 80 për qind të tregut të tabletëve në Amerikën veriore.

Nga 7.5 milion tablet të dërguar gjatë çerekut të dytë në SHBA dhe Kanada, gjashtë milion ishin iPad.

Në dërgesat tjera bënin pjesë prodhuesit e tabletëve me Android, Motorola dhe Samsung, si dhe ca nga RIM.

Sipas analistëve, një nga arsyet e popullaritetit të iPadit është përzgjedhja e madhe e përmbajtjeve për atë pajisje, që mungojnë te konkurrentët.

Pikërisht për shkak të kësaj parashikohet sukses i mirë edhe për Amazonin. Krahas harduerit të mirë, Amazon në kombinim me reputacionin, ofertën e përmbajtjeve dhe shtrirjen në treg do të duhej të ketë një sukses shumë të mirë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)