03 Maj 2024

iPad 3 i ri nga sot ka dalë në shitje

New York, 16 mars - Versioni më i ri i tabletës kompjuterike iPad nga sot ka dalë në shitje në SHBA, Australi, Kanada, Francë, Gjermani, Hong Kong, Japoni, Singapor, Zvicër dhe Mbretëri të Bashkuar.

Në Japoni, qindra vetë janë rreshtuar jashtë dyqaneve Apple për të blerë tabletën e fundit iPad 3. Arritjet e para tashmë janë shitur dhe dyqanet kanë filluar me kërkesat online të konsumatorëve.

Versioni bazë do të shitet me çmimin prej 499 dollarësh, ndërsa varianti më i shtrenjtë Wi-Fi do të kushtojë 699 dollarë.

Seria e vjetër, përkatësisht iPad 2, mësohet se do të lirohet për 100 dollarë.

Gjiganti i teknologjisë Apple ka prezantuar versionin e ri të tabletës së suksesshme kompjuterike më 7 mars në San Francisko.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)