01 Maj 2024

Interneti, për 60 sekonda ofron informacione të paimagjinueshëm

New York, 30 dhjetor - Për 60 sekonda Google u përgjigjet rreth 700 000 kërkesave për kërkim, shkarkohen rreth 600 video në Youtube, publikohen 500 000 komente në Facebook, shkëmbehen mbi 90 000 Twitera, dërgohen 168 milionë e-mail, 232 kompjutera preken nga virusi dhe dy milionë persona shikojnë filma porno.

''E gjitha kjo ndodh në internet për vetëm 60 sekonda, çka flet për shkëmbimin e paimagjinueshëm të informacioneve përmes këtij rrjeti'', thekson Go-Gulf.com.

Me të vërtetë është vështirë të imagjinohet volumi i informacioneve, të cilat janë dixhitalizuar në çdo moment nga individë dhe ndërmarrje.

Sipas ekspertëve, të cituar nga e përditshmja "Le Figaro", njerëzimi për vetëm dy vjet krijoi më shumë informacione sesa gjatë gjithë historisë së tij.

Vetëm në Facebook, shfrytëzuesit e tij çdo muaj shtojnë rreth 30 miliardë dokumente të reja.

Tanimë llogaritë nuk bëhen më në mega, giga ose në tetra bite, por në zetabite, e barabartë me 1 099 511 627 776 gigabite. Kjo është kaq abstrakte sa nuk mund të imagjinohet.

Që t'u ndihmojë lexuesve "Le Figaro" sqaron se ky numër përputhet me gjysmën e rrugës që lidh planetin Tokë me planetin Mars me kompakt disqe.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)