11 Maj 2024

Intel në 2013 me ekrane screentouch

New York, 7 qershor - Siç u theksua në njoftimin për shtyp, Intel ka krijuar një marrëveshje me prodhuesit e ekraneve në mënyrë që të promovoj ultrabookët me prekje ekrani.

Kjo konfirmon raportet e mëparshme të cilat pretendonin se Intel ka inkurajuar OEM (ndërtuesin e këtyre pajisjeve) që të përfshinë ekranet e ndjeshme ndaj prekjes në pajisjet ultrabook.

Ultrabookët janë laptopë jashtëzakonisht të hollë dhe të lehtë, por gjithashtu janë ndërtuar për të ofruar një performansë të lartë dhe një ekran më të madh se notebookët.

Trashësia e ultrabook është rreth 18mm (për ekranet më të vegjël se 14 inç) ose 21mm (për ekranet më të mëdhenj se 14 inç), të paktën 5 orë jetëgjatësi baterie, USB 3.0 dhe teknologji të ndryshme nga Intel.

Është e qartë se këto produkte të Intel do të jenë një sukses i madh komercial. Kompania vazhdon të investoj burime në promovimin dhe përmirësimin e këtyre laptopëve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)