22 Shkurt 2024

India gjobit Google me miliona dollar

New Delhi, 21 tetor - Autoritetet në Indi e kanë gjobitur gjigantin teknologjik, Google me 161 milionë dollarë për përdorim të platformës Android, për të dominuar tregun.

Rregullatori shtetëror i Konkurrencës, ka akuzuar Google-in për nënshkrim të “marrëveshjeve të njëanshme” me prodhuesit e telefonave të mençur, për të siguruar dominimin e aplikacioneve të saj.

Ky institucion ka kërkuar që Google të heqë dorë nga praktikat e tilla. Google ende nuk e ka komentuar gjobën dhe akuzat.

Sipas deklaratës, praktikat që Rregullatori i ka konsideruar të dëmshme, i kanë dhënë kompanisë Google qasje të vazhdueshme në të dhënat e përdoruesve dhe mundësi për reklamim.

Ky rast është i ngjashëm me gjobën që i është vënë kompanisë Google në Evropë, në vlerë të pesë miliardë dollarëve, pse ka përdorur sistemin operator Android për të fituar përparësi në treg. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)