09 Maj 2024

HTC prezanton modelet e reja

Taipei, 26 janar - Deri më sot, ne kemi parë disa telefona të rinj nga HTC, të cilët janë zbuluar para se kompania t’i prezantojë publikisht.

Prodhuesi tajvanez i telefonave të mençur HTC, ka njoftuar për datën zyrtare të lançimit të disa modeleve të reja të telefonave të mençur të cilët bazohen në Android.

HTC ka dërguar ftesat zyrtare për ngjarjen e saj speciale për media, e cila do të mbahet më 26 shkurt, ose një ditë para fillimit të Kongresit Botëror Mobil i cili nis më 27 shkurt 2012, në Barcelonë.

Të gjithë presin që HTC të zbulojë disa pajisje të reja celulare, të cilat do të përfshinin modelet e telefonave si HTC Ville, HTC Primo, dhe pajisje tjera përcjellëse nga HTC.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)