11 Maj 2024

HTC prezanton Desire C

Taipei, 17 maj - Gjatë ditës së djeshme, HTC kishte prezantuar zyrtarisht telefonin e saj më të ri, përkatësisht modelin HTC Desire C, një pajisje e re Android e cila tashmë do të fillojë të shitet në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas burimeve të zbuluara nga Clove, HTC Desire C do të fillojë të shitet që nga data 24 maj, fillimisht në Mbretërinë e Bashkuar, për tu pasuar edhe në vendet tjera të Evropës.

Versioni pa kontratë i këtij telefoni do të dal në treg me një çmim prej 190 funtave, dhe tani mund të bëhet para-porosi për një të tillë, ndërsa Desire C është edhe një model tjetër iHTC-së i cili bazohet në Android 4.0 Ice Cream Sandwich. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)