11 Maj 2024

Harta e Google 3D

New York, 8 qershor - Google ka treguar teknologjinë e re të saj për hartat, në përpjekje për të riafirmuar pozicionin e saj si lider në treg.

Në një kohë kur po arrin në 1 miliard përdorues, programi Google Maps është braktisur së fundmi nga disa bashkëpunëtorë prestigjiozë.

Raportime të ndryshme tregojnë se “Apele” mund ta braktisë programin në fjalë javën e ardhshme, në konferencën vjetore për zhvillimin.

Lajmet sugjerojnë se “Apele” mund të njoftojë në të njëjtën ditë aplikimet për harta që do të zëvendësojnë Google Mars në produktet e saj si smartphone dhe tabletë, raporton TCH.

Për të kundërvepruar ndaj çdo publiciteti negativ, drejtuesit e Google zhvilluan të mërkurën një konferencë për shtyp në San Francisko, për të prezantuar programin e ri dhe objektivat e arritur gjatë një dekade me hartimin digjital, përfshirë përdorimin e satelitit, si dhe vëzhgimet ajrore ose detare.

Mes opsioneve të reja ishte përmirësimi i vëzhgimit 3D të Google Earth, një aparat portabël për të regjistruar “street view” panoramike dhe qasja pa qenë online në Google Maps në telefona Android.

“Është shumë më tepër sesa të gjesh rrugën për në shtëpi”, deklaroi Brian McClendon, zëvendëspresident i grupit inxhinjerik të Google Maps. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)