28 Mars 2024

Hakeri rus vjedh 1.5 milion profile Facebooku

Moskë, 27 prill - Nuk mund ta imagjinoni shumën që një haker rus ka nxjerrë nga shitja e profileve të Facebook.

Hakeri i quajtur Kirllos, vjedh profilet e personave të ndryshëm në Facebook për ti shitur për një shumë të caktuar.

Sipas sistemit mbrojtës VeriSign, deri tani Kirllos ka kaluar në duart e tij rreth 1.5 milion profile Facebooku. Kjo është diçka tepër serioze. Në bazë të një llogarie të thjeshtë rezulton se ky person kontrollon 1 në 300 profile.
 
Kirllos ka shitur 1000 llogari për 25 deri në 45 dollarë. Çmimi i profileve ndryshon në bazë të shokëve që ka profili i vjedhur.

Shumë përdorues të Facebook bien ne kurth çdo ditë nga mesazhe të ndryshme që presin nga të tjerët. Me hapjen e tyre, ata jua dërgojnë dhe miqve.

Deri më tani, mendohet se Kirllos ka shitur afërsisht 700.000 profile. Ato tani mund të disponohen nga keqbërës të tjerë të cilit mund ti përdorin për veprimtari kriminale nga më të ndryshmet, duke filluar nga transfertat e parave etj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)