28 Prill 2024

Hakerët shqiptarë sulmojnë 19 faqe interneti në Serbi

Prishtinë, 1 prill - Në përgjigje të aktit armiqësor të Serbisë hakerët shqiptarë të njohur si “iLLyrian Hackers Group” kanë sulmuar 19 faqe interneti serbe me synimin për të dënuar rrëmbimin e dy policëve të Kosovës nga xhandarmëria serbe.

Ata kanë dhënë edhe mesazhet e tyre politike në faqet e sulmuara.

Ja disa nga mesazhet për lexuesit serbë...

“Të gjitha arrestimet e bëra nga ana e Serbisë janë të qëllimshme, e pa ndonjë arsye. Dhe nëse mendoni se me dy policë e keni rrëzuar Republikën e Kosovës e keni gabim”, shkruhet në një mesazh.
“Ju vetëm po tregoni fytyrën tuaj, se jeni sllavë dhe asgjë më shumë. Por edhe ju, herët apo vonë do hasni n`Hunlesh”.

Faqet serbe të sulmuara janë:
www.eposlovanje.org, www.microcer.rs, www.carvel.rs, www.mona.rs, www.sskolaraca.rs/tag.php, www.danisarajeva.com, www.narodnimuzej.rs, www.sportskamedicina.net, www.mg-serbien.com, www.basjako.com, www.savezucitelja.com, www.makoautomobili.co.rs, www.dzraska.rs, www.mspbg.rs, www.scb.travel, www.mmc.co.rs, www.ufts.rs, www.yozenyogurt.com
www.kzmstarigrad.org.rs/sr/onama.php?c=3

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)