07 Maj 2024

Hakerët shqiptarë fitojnë “duelin” me hakerët serbë

Prishtinë, 12 tetor - Hakerët shqiptarë gjatë dhjetë ditëve kanë thyer shkatërruar 500 sajte serbe. Që nga qershori deri më sot ka pasur më shumë se 1.500 thyerje të sajteve”, ka thënë eksperti për siguri Danilo Cvjetiçanin, njofton “Blic”.

Hakerët shqiptarë në kohën më të re kanë thyer sajtet e komunës Savski venac në Beograd, RRA, Agjencisë për energjetikë e të tjera.

Hakerët shqiptarë thonë se do at vazhdojnë me këto sulme gjithnjë derisa Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës, ka thënë Cvjetiçanin.

Që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008 janë thyer gjashtë deri në shtatë mijë sajte serbe. Më aktivet nga këto grupe janë HBSH (Hakerët e bashkuar shqiptarë) EHT (Ekpi i hakerëve të Tetovës) HACKED... etj.

“Sajtet serbe janë shënjestra jonë dhe aksioni ynë nuk do të ndalet kurrë”, kishin shkruar shqiptarët kohë më parë kur sulmuan sajtin e një komunën të Beogradit.

Skenari është i njëjtë, shkruajnë mediet serbe. Në sajtin serb vendoset stema shqiptare, mesazhi se Kosova është e pavarur, nënshkrimi i grupit që ka bërë thyerjen dhe sqarimi se bëhet fjalë për misionin kibernetik antiserbe. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)