08 Maj 2024

Hakerët serbë sulmojnë web faqen e MZHE-së

Prishtinë, 25 shtator - Ministria e Zhvillimit Ekonomik njofton se web faqja e saj zyrtare (http://mem.rks-gov.net) është sulmuar sot nga hakerët serbë me gjithë masat e ndërmarra kohë më parë për të shtuar sigurinë e saj.

Siç thuhet në mesazhet e hakerëve serbë, sulmi ndaj web faqes së MZHE-së është bërë  në shenjë mbështetje për serbët e Kosovës, dhe me këtë rast janë në të janë vënë shkrime dhe simbole serbe.

MZHE njofton se ka marrë të gjitha masat që të kthejë atë në gjendjen e rregullt brenda një afati sa më të shkurtër, me gjithë faktin se menaxhimi i saj teknik bëhet nga Departamenti i Teknologjisë Informative të Ministrisë së Administratës Publike.

MZHE kërkon mirëkuptimin e publikut dhe vizitorëve të web faqes së saj.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)