02 Maj 2024

Hakerët izraelitë bllokojnë faqet e bursave arabe

Riad, 19 janar - Hakerët nga Izraeli të martën bllokuan faqet e bursave të Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

Në një nga Internet forumet ishte botuar deklarata e tyre në të cilën thuhej se këto veprime janë kundërpërgjigje ndaj sulmeve të hakerëve sauditë mbi portalet izraelite.

Të hënën u sulmuan faqet e Bursës (Stock Exchange) së Tel Aviv-it dhe kompanive kombëtare ajrore izraelite.

Hakerët, të cilët e kanë pagëzuar veten me emrin “Ekipi i Ushtrisë së Mbrojtjes të Izraelit”, premtuan se në qoftë se do të vazhdojnë sulmet mbi Internet burimet izraelite, ata do të fillojnë fazën e dytë të operacionit të kundërpërgjigjes - do të paralizojnë portalet arabe të biznesit për një periudhë kohore nga 2 javë deri në një muaj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)