01 Prill 2023

Hakerët e mbështetur nga Rusia synojnë shërbimet 'cloud'

New York, 26 tetor - Microsofti thotë se të njëjtët hakerë të mbështetur nga Rusia, përgjegjës për sabotazhin ndaj kompanisë SolarWinds në vitin 2020, vazhdojnë të sulmojnë kompanitë teknologjike, sidomos ato që ofrojnë shërbime për mbajtjen e të dhënave nëpër servera (cloud).

Microsofti tha se grupi, të cilin e quan Nobelium, po përdor një strategji të re, që e bën Nobeliumin “të duket si partner teknologjik i kompanisë të cilën sulmon, për të hyrë në sistemet e saj". Mikrosofti tha se sipas analizës së tij, që nga fillimi i majit, më shumë se 140 kompani kanë qënë në shënjestër dhe 14 prej tyre, mundet të kenë rënë viktimë.

Administrata amerikane, nga ana tjetër, u mundua ta zbusë lajmin. Një zyrtar që donte të mbetej anonim, tha se “aktivitetet e përmendura nga Mikrosofti, janë sulme të njohura, që synojne spiunazh, jo sabotim, që ndërmerren përditë nga Rusia apo qeveri të tjera të huaja.”

Ambasada ruse nuk iu përgjigj një kërkese për të komentuar.

Marrëdheniet mes SHBA-së dhe Rusisë janë ftohur edhe më tej këtë vit, pas një seri sulmesh kibernetike të grupeve mafioze ruse, që kanë marrë peng sisteme të tëra të disa kompanive amerikane.

Presidenti Biden i ka kërkuar Presidentit Rus Vladimir Putin, që Rusia t’i ndëshkojë këta kriminelë, por disa zyrtarë të sigurisë kibernetike të administratës kanë thënë kohët e fundit se nuk kanë parë prova të tilla.

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 prill 2023

- Federata e Pingpongut do të organizoj Kampionatin Individual të Kosovës për U19. (SHMU Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Dy ideatorët e platformës “Liria ka emër”, Ismail Tasholli dhe Eliza Hoxha do të mbajnë Konferencë për Media. (Hotel Sirius, ora 13:00)

- Mbahet hapja zyrtare e ekspozites “Some Call Us Balkans” i cili mirëpret 8 artistë të rinjë bashkëkohorë veprat e të cilëve eksplorojnë Ballkanin, mitet dhe konceptet e gabuara për të, përdorimet e hapsirës përtej stereotipeve, vizionimin e ekosistemeve të reja, mënyrat e banimit dhe të të qenurit bashkë mbi një bazë të përbashkët. (Termokiss, ora 16:00)

- Gara e Kompozitorëve të Ballkanit do ta hap edicionin e 3-të me programin e koncerteve. (Atelia e Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, ora 20:00)