07 Maj 2024

Google vazhdon të dominojë

New York, 13 tetor - Google gjatë muajit shtator rezulton me një posedim prej 65.5% të tregut amerikan të kërkimeve. Në muajin gusht, Google posedonte 64.4 % të tregut amerikan.

Në numrin total prej 19.3 miliard të kërkimeve të cilat janë bërë gjatë muajit shtator, përmes serverëve të Google kanë kaluar rreth 12.7 miliard.

Ndërsa Yahoo arriti të pushtojë rreth 17.2% të tregu, por me këto shifra pozicioni i tij në treg ka pësuar një rënie prej 18.5%, në muajit gusht.

Posedimi i Microsoftit në treg ka mbetur gati i pandryshuar. Bing tani ka në posedim 13.4% në treg, një rritje kjo prej 0.1% në krahasim me muajin gusht.

Vendin e katërt ndër motorët e kërkimit në internet i përket Askit me 2.6 % dhe vendin e pestë e mban AOL me 1.4 % të tregut. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)