27 Prill 2024

Google shton opsionin e grafikëve

New York, 9 dhjetor - Google i ka shtuar kërkuesve të vet edhe një mundësi të dobishme: vizatimin e grafikëve të funksioneve. Për shfaqjen e grafikut mjafton të shënoni funksionin në kërkues në të njëjtën mënyrë siç veproni për të kërkuar ndonjë term.

Grafiku pranon komandën “zoom” si dhe mund të lëvizet për hir të dukshmërisë më të mirë. Ekziston mundësia e vizatimit të disa grafikëve në një dritare – për opsionin në fjalë funksionet duhet ndarë me presje.

Google thekson përkrahjen për numrin e madh të funksioneve siç janë ato trigonometrike, eksponenciale, logaritmike dhe kompozicioneve të tyre. Të gjitha këto do të jenë shumë shumë të dobishëm, pikë së pari për nxënësit dhe studentët. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)