07 Maj 2024

Google për tre muaj ka fituar 2,7 miliard dollarë

New York, 16 tetor - Lideri për kërkime Google sot njoftoi se në tre mujorin e tretë ka shënuar fitim prej 2,7 miliard dollarë, ose 8,33 dollarë për një aksion, për 26 përqind më shumë se periudhën e njejtë vitin e kaluar.

Të dhënat e publikuara tregojnë se “Google” dominon në internet dhe se në kushtet e krizës ekonomike në botë, po kalon shumë më mirë sesa shumica e kompanive tjera.

“Google” gjithashtu njoftoi se, përderisa SHBA vuan nga papunësia, në listën e pagesave ka shtuar edhe 2600 punëtorë. Kjo është një garancion se viti 2011 do të jetë viti në të cilin internet kërkuesi ka punësuar më shumë punëtorë në historinë e saj 13 vjecare.

Në fund të shtatorit “Google” ka pasur më shumë se 31,500 të punësuar, për 28 përqind ose 7,000 njerëz më shumë se në në fund të vitit 2010.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)