13 Maj 2024

Google lanson World Wonders

New York, 2 qershor - Të njohësh me pak klikime vendet më të bukura në planetin tonë të Tokës, duke përfshirë këtu dhe mrekullitë botërore, tashmë është e mundshme në sajë të World Wonders.

Është pikërisht ky projekti i ri i Google që lejon të eksplorojmë në rrjetin e internetit vende me interes historik dhe kulturor botëror.

Ai është realizuar ne saje te një bashkëpunimi me Unesco, World Monument Fund dhe agjencinë e fotografisë Getty Images.

Me World Wonders është e mundshme aktualisht që të eksplorohen dhe vizitohen në mënyrë virtuale 132 site të 18 vendeve të ndryshme.

Kjo është jo vetëm shuarje kurioziteti për shumë njerëz që duan t’i shohin por edhe mundësi për kthim nostalgjie për ata që i kanë parë dhe ndihmë e mirë për ata që planifikojnë t’i shohin këto vende. Mund ta shihni qe tani duke klikuar ketu.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)