08 Maj 2024

Google+ hapet për të gjithë

New York, 21 shtator - Rrjeti socialiste Google+ ka hapur mundësitë që çdo kush të anëtarësohet pas dy muaj e gjysmë prova me anëtarësim të mbyllur.

Fillimisht anëtarësimi iu ofruar gazetarëve dhe njerëzve që punojnë në industrinë e teknologjisë.

Ishte parashikuar që Google+ të hapet për të gjithë përdoruesit e internetit gjatë vitit 2012 por punët janë përshpejtuar.

Lëshimi i Google+ pritet të trondisë “themelet” e Facebook-ut pasi me shërbimet e reja që sjell do të jetë një rival i fortë.

Në dy javët e para Google+ arriti një anëtarësim prej 10 milion ndërsa aktualisht numëron 25 milion.

Google+ do të mundësojë komunikim me video, si edhe chat në grup si edhe disa risi të tjera. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)