29 Prill 2024

Google Earth arrin 1 miliard shkarkime

New York, 6 tetor - Gjashtë vite më parë Google Earth erdhi në jetë si një program mjaft i pasur i cili do të na mundësonte ta shihnim botën ashtu siç nuk e kishim njohur. Të mërkurën ky program ka arritur të kalojë mbi 1 miliard shkarkime.

“Jemi krenarë për kalimin e momentin historik prej 1 miliard shkarkimesh por ne jemi edhe më shumë të çuditur për mënyrën se si e kanë eksploruar botën njerëzit përmes Google Earth”, shkruan zv.presidenti i kërkimeve në Google, Brian McClendon.

Në faqen OneWorldManyStories janë treguar historitë më pikante të përdorimit dhe dobishmërisë së programit Google Earth.

Një prej tyre është historia e arkitektit Barnaby Gunning i cili pas tërmetit që shkatërrojë L’Aguila-n në Itali ka përdorur pamjet 3D për të inkurajuar qytetarët e këtij vendi për të rindërtuar qytetin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)