07 Maj 2024

Google e bën kërkimin më të sigurtë

New York, 19 tetor - Sipas një postimi në blogun e saj, Google ka thënë se ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm për ta bërë kërkimin në faqen e saj edhe më të sigurtë.

Shumica e njerëzve janë ri-drejtuar nga linku http:// në https:// gjatë kërkimit të rezultateve, ndërsa gjiganti i kërkimeve online ka thënë se në këtë process do të kalojnë edhe përdoruesit tjerë gjatë javëve të ardhshme.

Në deklaratën e saj, Google ka thënë se ajo është e dedikuar për ta siguruar kërkimin e rezultateve në motorin e kërkimit, si dhe në mbrojtjen e privatësisë së përdoruesve të saj të jashtë, dhe atyre që qasen në Google përmes llogarive të tyre personale.

Google gjithashtu ka thënë se përdoruesit do të ri-drejtohen direkt në versionin e enkriptuar të Google Search. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)