11 Maj 2024

Google Chrome, lë pas Internet Explorer

New York, 22 maj - Google Chrome më në fund tejkalon Internet Explorer, për t’u bërë kështu Web shfletuesi numër një në botë. Ky lajm u bë i ditur nga StatCounter ku thuhet se ky ndryshim historik ndodhi javën e kaluar.

Në listën e shfletuesve më të popullarizuar vendin e tretë, katërt dhe të pestë e mbajnë Firefox, Safari dhe Opera.

Përveç kësaj, Google në muajin mars regjistroi dhe një fitore. Ueb shfletuesi Android Robot sipas të dhënave të muajit shkurt tejkaloi shfletuesin Opera dhe tash është më i popullarizuari për shfrytëzuesit që shfletojnë Internetin përmes telefonave celularë.

Sipas StatCounter (kompani analitike e Ueb-it), në anketimet e bëra Chrome kryesonte në Indi, Rusi dhe Brazil ku të gjithë këto shtete bënë që Chrome të bëhej shfletuesi numër një në botë.

Përndryshe, kjo nuk është hera e parë që StatCounter publikon epërsinë e Chrome-it në listën e Ueb shfletuesve më të popullarizuar. Vendin e parë shfletuesi i Google e kishte edhe me 18 mars të këtij viti, por vetëm për një ditë.

Gjatë muajit maj dy konkurrentët më të mëdhenj Chrome dhe IE ishin të barabartë me 33% të tregut. Ndërkohë, gjatë fundjavës së kaluar Chrome u rendit në vendin e parë dhe vazhdon ta ruaj kryesimin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)