01 Maj 2024

Fujifilm prezanton aparatin interesant X Pro 1

Londër, 21 shkurt - Pas një kohe të gjatë në pritje, Fujifilm është lançuar në treg me X Pro 1, një aparat fotografik tepër i çmuar dhe kjo jo vetëm për të dhënat teknike, që e përshtatin atë si për amatorë ashtu dhe për profesionistë, por dhe falë paraqitjes së saj të jashtme që të kthen në kohë.

X Pro 1 ka 16,3 milionë piksel, një monitor 3,0 polësh dhe mundësinë për të ruajtur imazhet sinë formatin Raw ashtu dhe në Jpeg.

Për sa i përket anës teknikë një ndër të rejat më interesante është prania e sensorit CMOS i emërtuar si X-TransTM CMOSTM, në gjendje që të japë një përgjigje të ngjashme me “full frame”.

Objektivet e lançuar së bashku me aparatin fotografik janë tre dhe bëjnë pjesë në serinë e re të Fujinon XF: “XF 18mm F2 R”, “XF 35mm F1,4 R” dhe “R XF 60mm F2,4”.

Për sa i përket vlerës së aparatit mund të themi se nuk është ndër më të pëlqyerat, kjo pasi shifra me të cilën mund ta gjejmë në treg është prej 1.300 euro, e megjithatë janë të shumtë ata persona që ndihen tepër entuziastë që e kanë blerë një të tillë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)