06 Maj 2024

FBI kërkon të hetojë rrjetet sociale

Washington, 30 janar - Zyra Federale e Hetimeve në SHBA (FBI) është duke planifikuar të zhvillojë një aplikacion që mund të vëzhgojë postimet publike në Facebook, Twitter dhe rrjete tjera sociale, në mënyrë që të ndihmojë në formën sesi parashikon dhe reagon ndaj një sjellje kriminale, duke përfshirë prishjen e rendit publik dhe terrorizmin.

Një kërkesë e FBI për dokumente informimi është publikuar, duke kërkuar kontraktor potencial për t ë kontaktuar zyrën deri më 10 shkurt.

FBI dëshiron që ata që përgjigjen në dokument të theksojnë sesi do të dëshirojnë të ndërtojnë një sistem të këtillë dhe sa do të kushtojë.

Zyra Federale ka thenë se sistemi që dëshiron, duhet të jetë në gjendje që në mënyrë automatike të kërkojë “materiale publike” prej Facebook, Twitter dhe rrjeteve tjera sociale.

Agjentët më pas do të lajmërohen kur në kërkime shfaqet dëshmi për “ngjarje me rëndësi, incidente dhe kërcënime”.

Agjentët do të kenë mundësinë për të shfaqur informacionet në një hartë, të cilën më pas mund ta ngarkojnë me shtresa tjera të informimit, duke përfshirë incidente në të kaluarën dhe lokacione të ndërtesave të rëndësishme si ambasada dhe baza ushtarake.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)