06 Maj 2024

FBI dhe NASA kapën hakerin rumun që sulmoi Pentagonin

Washington, 3 shkurt - Policia rumune në bashkëpunim me FBI dhe NASA ka kapur TinKode, hakeri rumum i akuzuar për sulme në faqen e internetit të Pentagonit dhe NASA.

TinKode me emrin e vërtetë Razvan Manole Cernaianu është student 20 vjeçar, i cili është i njohur edhe për sulme të tjera të faqeve të internetit të institucioneve të sigurisë dhe Qeverive të shteteve të ndryshme.

Ai në mënyrë të përkryer rrëzonte dhe siguronte të dhëna nga institucionet amerikane të sigurisë, ndërsa në vitin 2010 nuk i kishte shpëtuar sulmi në faqen e internetit të marinës britanike. 

Sulmet e tij ishin të rrezikshme pasi që ai të dhënat e siguruara nga institucionet e sigurisë i publikonte në blogun e tij. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)