28 Prill 2024

Faceebok ka më shumë se 800 milionë përdorues

New York, 3 prill - Rrjeti social Faceebok, llogaritë më shumë se 800 milionë përdorues në tërë botën.

Por me sa duket, Facebook do të duhet t’i konsiderojë sërish këto shifra, dhe ta pranojë se në të vërtetë rrjeti më i madh social në botë ka për më pak përdorues sesa ata që i deklaron në publik.

Gjiganti i rrjeteve social është dashur që ta rivlerësojë databazën e saj SEC, e cila thotë se Facebook ka mbi 845 milionë përdorues në platformën e saj.

Kjo, pasi që është zbuluar se rreth 6 për qind e përdoruesve të saj (50.7 milionë) kanë llogari të rrejshme në faqe, ndërsa një tjetër shifër prej 5 për qind të përdoruesve (42.25 milionë) llogaritë e tyre i kanë krijuar në aplikacionin mobil të Facebook dhe i kanë lënë ato të hapura në prapavijë edhe nëse ata janë pasiv.

Megjithatë, kjo aspak nuk do të thotë se Facebook nuk është një super-faqe, me qindra miliona përdorues, por që këto të dhëna janë bërë publike për shkak të obligimeve ndaj investitorëve të kompanisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)