01 Maj 2024

Facebook, shkaku kryesor i divorceve

New York, 4 janar - Facebook është bërë shpesh shkak i zënkave e prishjeve të lidhjeve sentimentale, por tani po kthehet në shkakun kryesor të divorceve, të paktën në Britaninë e Madhe.

Një studim i kryer nga siti Divorce-Online, që ofron shërbime për çiftet që duan t’i japin fund martesës, tregon se 1/3 e rasteve ka si shkak pikërisht rrjetin social.

Autorët e studimit, të cilët analizuan 5 mijë kërkesa për divorc, thonë se Facebook është bërë mjeti primar i komunikimit dhe se është vendi ku mund të krijosh më lehtë marrëdhënie jashtëmartesore.

Sipas studiuesve njerëzit që përdorin këtë rrjet social duhet të jenë më të kujdesshëm në atë që shkruajnë, edhe për faktin që gjykatat po përdorin postimet në Facebook si provë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)