05 Maj 2024

Facebook, sërisht ndryshime

New York, 23 prill - Facebook ka bërë ndryshime dhe ka ofruar përgjigje ndaj pyetjeve që kanë të bëjnë me një draft të Deklaratës së të Drejtave dhe Përgjegjësive të reja që e paraqiti gjatë muajit mars.

Ndryshimi më i madh ishte fshirja e një rregulli të ri që deklarate: “Disa ose të gjitha shërbimet dhe veçoritë e Facebookut mund të mos jenë të gatshme për përdoruesit në pjesë të caktuara gjeografike. Ne rezervojmë të drejtën për të përjashtuar ose kufizuar dispozitën e ndonjë shërbimi ose veçorie në zgjedhjen tonë të vetme.”

Ndërmarrja tregoi që përdoruesit kishin pyetur nëse kjo nënkuptonte që Facebook në të ardhmen do të mund të vendoste që të kufizonte veprimtaritë në rrjet nga aktivistët ose përdoruesit e tjerë.

“Pas vëzhgimit të komenteve tuaja për këtë gjuhë të propozuar, ne vendosëm që vëzhgimi shtesë që ne propozuam ishte i hapur për keqinterpretim,” tha Facebook, raporton pcworldalbanian.

“Kur ju apo të tjerët të cilët mund të shohin përmbajtjen dhe informacionin tuaj që përdoret nga një aplikacion, përmbajtja dhe informacioni juaj shpërndahet me aplikacionin” u ndryshua në “Kur ju e përdorni një aplikacion, aplikacioni mund të ju pyes për lejen tuaj për t’u qasur në përmbajtjen dhe informacionin tuaj e po ashtu edhe përmbajtjen dhe informacionin që të tjerët e kanë shpërndarë me ju.”

“Ju nuk do t’i etiketoni ose dërgoni ftesa me email tek jopërdoruesit pa pëlqimin e tyre ose t’i etiketoni përdoruesit nëse ju e dini që ata nuk duan të etiketohen” ishte ndryshuar në “Ju nuk do t’i etiketoni përdoruesit ose të dërgoni ftesa me email tek jopërdoruesit pa pëlqimin e tyre. Facebook ofron vegla shoqërore raportuese për t’ua mundësuar përdoruesve për të ofruar reagime pas etiketimit,” tha Facebook.

Që nga viti 2009, rrjeti shoqëror ka ndërmarrë një qasje të veçantë me “Deklaratat e të Drejtave dhe Përgjegjësive (SRR)” të veta që ajo që i quan rregullat e shërbimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)