03 Maj 2025

Facebook po krijon një rrjet social për punë

New York, 19 nëntor - Shumë kompani e ndalojnë qasjen në facebook aktualisht, mirëpo ju mund të keni shumë arsye produktive për t’u qasur në rrjetin social në punë, në të ardhmen e afërt.

Burimet e \"Financial Times\" thonë se, gjiganti i internetit është pikërisht duke zhvilluar një zgjidhje në këtë drejtim, përkatësisht shërbimin e quajtur \"Facebook at Work\", një version profesional të rrjetit, që do të shërbejë për të kryer punë.

Sipas të gjitha gjasave, shërbimi do të funksionojë si një faqe e zakonshme, mirëpo do të fokusohet në komunikimin e rregullt me kolegët në punë, me partnerët e biznesit apo shkëmbimin e dokumenteve.

Në sipërfaqe, kjo tingëllon si një kombinim i shërbimeve të Facebook, LinkedIn dhe Google Drive.

Për momentin, Facebook nuk ka dhënë asnjë informacion lidhur me këtë shërbim, mirëpo merret vesh se disa nga punonjësit e saj tashmë janë duke e testuar shërbimin e ri, i cili me sa duket po funksionon për ata.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)